Shkurt.ch

Dimër i parakohshëm në Zvicër

Bora e rënë dje në qytetin Arosa ka arritur trashësinë prej 30 centimetrash

Rënia e madhe e temeperaturave që është shënuar dje dhe sot në Zvicër, është shoqëruar edhe me reshje bore në disa regjione të vendit, në veçanti në kantonin Graubünden. Kështu, bora që ka rënë nga dita e djeshme ka shkaktuar bllokimin e disa rrugëve malore si Gotthard, Flüela, Furka, Klausen dhe Oberalp, njofton drs.ch.

Borë ka rënë edhe në disa vende në lartësinë mbidetare prej 600 metrash.

 

Policia rrugore njofton se pajisjet dimërore me zingjirë janë të detyruara në rrugën malore të Graubündenit Wolfgangspass dhe në rrugët kryesore që çojnë në drejtim të Arosa-s dhe Valbella-s.

Bora e rënë dje në qytetin Arosa ka arritur trashësinë prej 30 centimetrash. Ndërsa në Glarnerland, në lartësinë mbi 1500 metra mi det, bora është deri në 50 cm e trashë.