Fotolajmi
Kontrolle të rrepta në zonën Shengen
Rregulli i ri i detyron shtetet anëtare të Shengenit që sapo kalohet një kufi i jashtëm i Shengenit, t'i krahasojnë të dhënat që kanë me listat e personave në kërkim
Duke filluar nga sot, 7 prill, hyn në fuqi ashpërsim i kontrolleve për kufijtë e jashtëm të Shengenit.
Rregulli i ri i detyron shtetet anëtare të Shengenit që sapo kalohet një kufi i jashtëm i Shengenit, t’i krahasojnë të dhënat që kanë me listat e personave në kërkim. Të dhënat e personave që hyjnë e dalin do të krahasohen edhe me listën e dokumentave të humbura apo të vjedhura.
I detyrueshëm që prej këtij momenti do të jetë verifikimi sistematik i të gjithë personave që hyjnë e dalin, pra edhe i shtetasve të Bashkimit Evropian, vendet e të cilave bëjnë pjesë në hapësirën e Shengenit. Këtë e bëri të ditur Policia Federale Gjermane. Sic raporton DW, në rastin e Gjermanisë, e cila nuk ka në kufi shtete që nuk janë anëtare të Shengenit, kontrollet do të bëhen në aeroporte dhe në portet detare.
Kjo masë qe vendosur në shkurt 2016 nga ministrat e Brendshëm të BE dhe synon të luftojë terrorizmin.
Kështu synohet të pengohet që luftëtarë xhihadistë, të cilët kanë një pasaportë të një shteti anëtar të Shengenit, të mund të kthehen nga Siria dhe Iraku pa u njohur, përcjell albinfo.ch
Zona e Shengenit sot përfshin gjithsej 26 vende, 22 shtete anëtare të BE si dhe Norvegjinë, Islandën, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Brenda këtij territori në parim nuk ka kontrolle, normalisht mbikqyren vetëm kufijtë e jashtëm.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor