Shkurt.ch

Aksident trenash në Olten

Me këtë rast kanë pësuar lëndime lokomotivisti i trenit dhe një udhëtar. Qarkullimi vazhdon edhe sot të jetë i paralizuar

Në aksidentin hekurudhor që ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Olten, dy persona kanë pësuar lëndime, ndërsa linja hekurudhore Olten-Basel, ku ka ndodhur aksidenti, vazhdon edhe sot të jetë e paralizuar.

Mendohet se pengesat në qarkullimin e trenave do të hiqen rreth orës 15. Deri në atë kohë llogaritet me vonesa dhe disa linja të trenave po udhëhiqen nga autobusët lokalë.

Dy trena lokalë janë ndeshur nga pozitat anësore, me rastin e hyrjes në Stacionin hekurudhor të Oltenit. Me këtë rast kanë pësuar lëndime lokomotivisti i trenit dhe një udhëtar.

Ekspertët e policisë dhe të Ndërmarrjes hekurudhore janë duke hulumtuar rrethanat që kanë shkaktuar aksidentin.