Shkurt.ch

Si pasojë e frangut të fortë mungojnë turistët

Në krahasim me vitin të kaluar, gjatë muajit gusht kanë shënuar rënie vizitat e të huajve në hotelet zvicerane për 6.3 për qind

Vizitorët nga jashtë kanë reduktuar vizitat në Zvicër. Në krahasim me vitin të kaluar, gjatë muajit gusht kanë shënuar rënie vizitat e të huajve në hotelet zvicerane për 6.3 për qind ose 3.9 milionë.. Në të njëjtën kohë shtimi më i madh i bujtjeve është shënuar nga turistët kinezë.

Frangu i fortë thuhet të ketë qenë shkaktari për rënien mysafirëve të huaj.

Në total prej 2.2 milionë bujtjeve shkoi në llogarinë e mysafirëve të huaj. Kjo paraqet një rënie prej 9.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar, njoftoi të enjten Zyra Federale Statistikave. Edhe vizitorët e brendshëm, kanë rralluar vizitat nëpër hotele dhe kështu është shënuar një rënie për 1.9 për qind ose 1.6 milionë.

Gjatë muajit gusht ka pasur një rënie në mesin e vizitorëve evropianë me 12 për qind. Gjermanët kanë munguar me 94 mijë bujtje në hotele zvicerane ose 13 për qind. Ka pasur më pak holandezë me 22 për qind, Italianë me 14 për qind dhe anglezë me 11 për qind..