Shkurt.ch

Bastisje e madhe në një qendër azili në Lozanë

Janë kontrolluar gjithsej 91 persona ndërsa hetimet kanë filluar ndaj 44 prej tyre

Në mëngjesin e djeshëm, policia e Lozanës ka udhëhequr një kontroll dhe bastisje të gjerë në një qendër azili të këtij qyteti. Policët, me këtë rast, te një numër i madh i azilkërkuesve, kanë gjetur materie narkotike, para dhe gjësende të vjedhura .

Janë kontrolluar gjithsej 91 persona ndërsa hetimet kanë filluar ndaj 44 prej tyre, shkruan news.search.ch.

Aksioni policor ka zgjatur disa orë, me ç`rast policët kanë kontrolluar dhomat e gjumit dhe ato të ndejës të azilkërkuesve me status të refuzuar të azilit.