Lajme

Kryeministri Rama u prit me ceremoni zyrtare nga presidentja Leuthard

Për kryeministrin Rama dhe delegacionin që shoqëron atë, është bërë parakalimi solemn i gardës ushtarake të nderit dhe janë interpretuar himnet e të dy shteteve respektive

  • © 2017 Albinfo.ch

Sot në orën 10.30 është bërë pritja ceremoniale e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga presidentja e Konfederatës së Zvicrës Doris Leuthard. Për kryeministrin Rama dhe delegacionin që shoqëron atë, është bërë parakalimi solemn i gardës  ushtarake të nderit para vilës qeveritare Manor Lohn, Kehrsatz nüe afërsi të Bernës  dhe janë interpretuar himnet e të dy shteteve respektive.

Dy shefat e shteteve ndërkohë janë duke zhvilluar takimet e parapara me protokol  ndërsa më vonë do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të tri marrëveshjeve: asaj për mbetjet urbane për qytetin e Beratit; Nënshkrimi i Marrëveshjes për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri dhe i marrëveshjes për nxitjen e projekteve të punësimit.

Rama në këtë vizitë po shoqërohet nga ministrat  Olta Xhacka, Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban, anëtarë të kabinetit dhe dy kryetarë bashkish: ai i Durrësit Vangjush Dako dhe ai i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

albinfo.ch po përcjell drejtpërdrejtë këtë vizitë dhe do të sjellë ndërkohë edhe informacione më të zgjeruara.

Foto: Sevdail Tahiri

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch

  • © 2017 Albinfo.ch