Shkurt.ch

Të rinjtë të zgjedhin vetë mënyrën e shërbimit ushtarak

Kështu përmirësohet trajtimi aktual i pabarabartë që u bëhet të rinjve në rastin e përcaktimit të tyre rreth kryerjes së këtij detyrimi

Të rinjtë në Zvicër në të ardhmen do të duhej të vendosnin vetë nëse do të kryejnë shërbimin ushtarak apo atë civil. Kështu do të bëhet nëse do të miratohet qëndrimi i komisionit federal për çështje të fëmijëve dhe të rinjve.

Në këtë mënyrë do të përmirësohej trajtimi aktual i pabarabartë që u bëhet të rinjve në rastin e përcaktimit të tyre rreth shërbimit ushtarak, shkruan news.search.ch.

Sipas kryetarit të komisionit në fjalë, Pierre Maudet qysh sot rreth një e treta e zviceranëve që i nënshtrohen obligimit ushtarak, për ndonjë arsye ose tjetër nuk janë të aftë për të kryer shërbimin ushtarak.

Sipas raportit që ka bërë komisioni në fjalë, detyrimi ushtarak nuk duhet të hiqet nga rendi i ditës por të rirregullohet. Djemtë që kanë moshën e ushtrisë duhet të kenë të drejtë të zgjedhin se cilin shërbim do ta kryejnë.