Fotolajmi

Abuzohen fondet për ndihmë refugjatëve në Gjermani

Vetëm në organizimin e kurseve për refugjatët auditorët gjetën menaxhim të dobët të rreth 400 milionë eurove. Parregullsi janë gjetur edhe në menaxhimin e llogarive financiare

Agjencia Nacionale e Auditimit fajëson Agjencinë Federale të Punësimit për abuzimin e dhjetëra-miliona eurove për edukim dhe trajnim të refugjatëve.

Raporti i auditorëve, i lëshuar të martën, thotë se në punën e Agjencisë për Punësim ka zbuluar të meta serioze në menaxhimin e fondeve për t’i ndihmuar refugjatët. Në analizën e publikuar në radion kombëtare NDR janë identifikuar gabime, si faturat e falsifikuara dhe materialet e dobëta që ishin përgatitur për mësimin e gjuhës gjermane nga refugjatët, përcjell albinfo.ch.

Në mbrojtje, Agjencia për Punësim thotë se të gjitha gabimet që janë raportuar janë për shkak të periudhave të shkurtra kohore për dy muaj, në të cilën ata duhej t’i fillonin aktivitetet në lidhje me refugjatët.

Vetëm në organizimin e kurseve për refugjatët auditorët gjetën menaxhim të dobët të rreth 400 milionë eurove. Parregullsi janë gjetur edhe në menaxhimin e llogarive financiare.