Shkurt.ch

Në Zvicër, punojnë për 3.78 franga në orë

Kjo "shumë" është sa e një e pesta e pagesës minimale të muratorëve, sipas marrëveshjes kolektive të ndërtimtarisë

Sindikata Unia ka bllokuar sot punën në një punishte ndërtimi në Aclens, afër Lozanës. Shkaku: pronari i kishte paguar punëtorët vetëm nga 3.78 franga orën. Kjo “shumë” është sa e një e pesta e pagesës minimale të muratorëve të Zvicrës, llogaritur në orë, sipas marrëveshjes kolektive për degën e ndërtimtarisë.

Unia me këtë rast ka kërkuar nga punëdhënësi t`ua paguajë pjesën e mbetur të pagës. Për të realizuar këtë, kjo sindikatë ka bllokuar në punishte nga ora 7 deri në orën 11, rreth 20 persona. Aksioni pati sukses: të 4 punëtorët në të ardhmen do të paguhen sipas marrëveshjes kolektive të ndërtimtarisë, shkruajnë agjencitë zvicerane të lajmeve.

Ndërmarrja portugeze ishte duke punuar për një ndërmarrje tjetër gjermane, e cila prapë kryente punë për një ndërmarrje më të madhe nga Gjermania.