Shkurt.ch

Parlamenti Zviceran, për ndalimin e burka-ve dhe maskimit në publik

Me shumicë votash është vendosur që të ndalohet mbulimi i fytyrës në komunikacionin publik, para autoriteteve dhe në manifestime

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka arritur pajtimin për mocionin e bërë nga deputeti i SVP-UDC-së Oskar Freysinger për ndalimin e maskimit, ku përfshihet edhe mbajtja e burka-s (ferexhesë). Pro mocionit kanë votuar 101 deputetë dhe kundër tij 77, ndërsa 9 veta janë përmbajtur.

Me këtë qëndrim të ri, duhet të ndalohet mbulimi i fytyrës në komunikacionin publik, para autoriteteve dhe në manifestime. Ky pasus do të futet në Ligjin mbi masat për mbrojtjen e sigurisë publike, shkruan news.search.ch.

Parlamenti po ashtu ka biseduar për ndihmën për zhvillim që Zvicra u jep shteteve tjera. Me këtë rast është arritur pajtimi që kjo ndihmë të kushtëzohet me kooperimin që këto shtete ofrojnë në pranimin e azilkërkuesve të tyre të cilëve u është refuzuar qëndrimi në Zvicër.

Dhoma nacionale po ashtu ka miratuart një mocion i cili kërkon një kartë për natyralizimin (fitimin e shtetësisë).