Shkurt.ch

Zvicra do të bëhet e nxehtë

Temperaturat në Zvicër do të rriten ndjeshëm deri në vitin 2100, nëse emisionet e gazit nuk përgjysmohen deri në vitin 2050

Një skenar të tillë e paralajmërojnë studiues të ndryshimeve klimatike nga Universiteti ETH në Cyrih dhe MeteoSwiss.

Në një simpozium të mbajtur të mërkurën në Cyrih është thënë se temperaturat e ndoshta do të rritet në të gjitha rajonet e Zvicrës dhe në të gjitha stinët. Pa një reduktim në emisionet e gazit, ka të ngjarë të jetë ngrohja deri në fund të shekullit prej 2.7 deri në 4. 8 gradë.

Në skenarët e hulumtuesve paralajmërohet që në pranverë, vjeshtë dhe dimër në rajonin e Evropës Alpine të ketë shumë pak borë dhe të ketë reshje te vogla shiu, raporton 20min.

Deri në verën e vitit 2050, në të gjithë Zvicrën mund të priten thatësira ​​të mëdha. Pa kursimet e gazit, deri në fund të shekullit reshjet e shiut do të bien prej 18 në 28 për qind ndërsa thatësira e verës do të rritet nga 8 deri në 10 për qind.