Shkurt.ch

Sigurimet shëndetësore, më shtrenjtë në vitin 2012

Megjithatë, rritja e planifikuar për vitin 2012 është dukshëm më e vogël se ajo e realizuar një vit më parë

Premitë e sigurimeve shëndetësore do të pësojnë një ngritje në vitin 2012. Për të rriturit kjo ngritje do të jetë 2.2 për qind ndërsa për të rinjtë në mes të moshës 19 dhe 25 vjeçare, mesatarisht 4.4%.

Megjithatë, rritja e planifikuar për vitin 2012 është dukshëm më e vogël se ajo e realizuar një vit më parë, kur, për të rinjtë premitë qenë rritur mesatarisht rreth 11%.

Këtë e ka konfirmuar Departamenti i shëndete¨sisë (BAG) në një komunikatë të lëshuar sot.

Megjithatë, rritja që do të pasojë, varet edhe nga kantoni ku jetoni. Kështu, në kantonin Appenzell Innerrhoden, fjala vjen, premia për të rriturit mund të shtrenjtohet deri në 5.5 për qind

Nga ana tjetër, në kantonin e Tiçinos, kjo moshë mund të gëzojë një zbritje çmimesh të sigurimit shëndetësor për minus 1 për qind.

Përcaktuese për çmimin e premisë së sigurimit shëndetësor është arka shëndetësore e zgjedhur dhe modeli i sigurimit.