Shkurt.ch

Lucerni kandidon për Olimpiadën Rinore 2020

Ajo që tashmë është siguruar, është buxheti për konkurrim, që është 1.8 milionë franga

Regjioni i Zvicrës qendrore, me qytetin e Lucernit si pikë gravituese, dëshiron të kandidojë për organizimin e Lojërave Olimpike të të rinjve, në vitin 20020. Pas kantonit të Lucernit, këtë nismë e kanë përkrahur edhe kantonet tjera përreth, si Obwalden, Nidwalden, Schwyz dhe Uri.

Këto, së bashku me qytetin e Lucernit, që do të ishte selia e komitetit kandiduese të olimpiadës në fjalë, janë zotuar për mbështetje financiare dhe ideore të këtij projekti të madh.

Me mbështetjen e fituar, projekti është edhe një hap të rëndësishëm më afër organizimit të Olimpiadës, ka deklaruar udhëheqja e Youth Olympic Games Lucerne 2020, shkruan news.ch. Ajo që tashmë është siguruar, është buxheti për konkurrim, që është 1.8 milionë franga.

Një hap i dytë do të bëhet duke kërkuar ndihma financiare nga ndërmarrjet e regjionit të Zvicrës Qendrore.

Ndërkaq, ideja për organizim të Lojërave Olimpike Dimërore (zyrtare) në regjionin e Lucernit aktualisht shihet si një pretendim jorealist, për të cilin nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme.