Shkurt.ch

Kosovari vret gruan dhe e paraqet si “të zhdukur”

Në natën e 19 gushtit kosovari e kishte mbytur gruan e tij gjermane, në kopsht, duke ushtruar "dhunë në kokë"

Bianca Sellaj, një grua gjermane e martuar me një kosovar, më 21 gusht të këtij viti qe shpallur e zhdukur. Pikërisht bashkëshorti i saj 40 vjeçar e kishte shpallur gruan e tij në kërkim. Ndërkohë, gruaja është gjetur e vdekur ndërsa kosovari gjendet prapa grilave, nën dyshimin se ai ka qenë vrasësi.

Pasi kishte pasur dyshime rreth zhdukjes së saj, Komisariati Kriminalistik i Arnbergut kishte nisur një fushatë të gjerë kërkimi, ku ishin shfrytëzuar edhe qentë specialë të dresuar.

Pas kësaj qe ngritur një komision i cili mori në fokus bashkëshortin e gruas së zhdukur, shkruan derwesten.de. Ky i fundit është marrë në arrest të premten dhe ka pranuar plotësisht veprën e kryer.

Sipas asaj që ka treguar 40 vjeçari, pas një zënke me motive xhelozie që kishin pasur bashkë, në natën e 19 gushtit ai e kishte mbytur gruan e tij në kopsht, duke ushtruar “dhunë në kokë”. Të nesërmen ai e ka groposur gruan pa jetë në një pyll të afërm.

Të shtunën (dje) i padituri i ka dërguar anëtarët e komisionit në vendin e varrimit, ku ata kanë gjetur gruan e vrrosur. Obduksioni i kryer ka treguar se mbi viktimën ishte ushtruar dhunë në kokë.