Shkurt.ch
Jep dorëheqje shefi i UBS-it, Grübel
Këtë e ka bërë për shkak të përgjegjësisë për skandalin e ndodhur në Londër, me ç`rast banka UBS u dëmtua 2.3 miliardë dollarë
Shefi i koncernit bankar UBS Oswald Grubel ka dhënë dorëheqje të menjëhershme nga posti i tij. Këtë e ka bërë për shkak të përgjegjësisë që bart si i pari i bankës më tëmadhe zvicerane për skandalin e ndodhur në Londër, me ç`rast banka UBS u “lehtësua” për 2.3 miliardë dollarë.
Funksionin e shefit të përkohshëm UBS e merr Sergio P. Ermotti, ka bërë të ditur banka UBS.
Ermotti, që vjen nga kantoni i Tiçinos, punon në UBS vetëm nga muaji prill i këtij viti. Ai është përgjegjës për bizneset bankare në Evropë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Para kësaj ai ka puinuar për “UniCredit” dhe “Merrill Lynch”.
Kryetari i Këshillit Administrativ të koncernit UBS, Kaspar Villiger ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e Grubelit. Sipas tij “Oswald Gr¨bel e ka ndjerë si detyrim të tij që të marrë përgjegjësinë mbi vete për rastin e ndodhur me tregti të paautorizuar në Londër. Dhe, kjo është shprehje e qëndrimit të tij konsekuent dhe integritetit të tij”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor