Shkurt.ch

Shtohen kolonat nëpër autostrada

Janë regjistruar 38500 njoftime për kolona gjatë vitit 2010, ose mbi një të tretën më shumë se në vitin 2009

Kurrë më parë nëpër autostradat e Zvicrës nuk ka pasur kaq shumë kolona sikundër gjatë vitit 2010. Zyra Federale për Rrugët, Astra, ka regjistruar 38500 njoftime për kolona gjatë vitit të përmendur, numër ky për më shumë se një të tretën më i madh se ai i shënuar në vitin 2009.

Njëri ndër shkaqet është thjesht, rritja, gjatë vitit të kaluar, e qarkullimit rrugor, për gjithsej 2.5%. Ndërsa, sipas Astra-s, nga viti 1990 trafiku nëpër autostradat e Zvicrës është dyfishuar.

Zonat më problematike sa u takon kolonave janë ato në regjionin e gjerë të Cyrihut, veçmas rruga Winterthur- Cyrih, pastaj regjini i Bernës dhe qarkoret e Lozanës dhe Gjenevës.