Shkurt.ch

Shtrenjtohet vetëkontributi i pacientëve

Ai që zgjedh vetë specialistin dhe nuk shkon te ai përmes mjekut të shtëpisë, duhet të paguajë 15% të çmimit të shërbimit mjekësor

Deri më tash, secili pacient në Zvicër ka pasur mundësi të zgjedhë vetë mjekun specialist te i cili dëshiron të kontrollohet. Gjegjësisht, për shërbimet përkatëse ai nuk ka paguar më shumë se 10 përqindëshin e zakonshëm, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar sigurimi shëndetësor.

Ndërkaq, tash e tutje, ai që e zgjedh vetë specialistin dhe nuk shkon te ai përmes mjekut të shtëpisë, (Modeli Managed-Care) duhet të paguajë 15% të çmimit të shërbimit mjekësor.

Kështu ka vendosur Parlamenti Nacional i Zvicrës në mbledhjen e djeshme. Për këtë ndryshim kanë votuar 111 deputetë, kundër kanë qenë 39 ndërsa 10 janë përmbajtur.

Qëllimi i këtij rregullimi të ri konsiston në përpjekjet për të zvogëluar shpenzimet kundrejt cilësisë së njëjtë të ofruar, në lëmin e shëndetësisë.

Kjo bëhet përmes koordinimit në mes të mjekëve të shtëpisë, specialistëve, psikoterapeutëve etj.