Shkurt.ch
Të pasurve t`u ndalet “përqindja e solidaritetit”
Në këtë mënyrë, llogaritet se arka e papunësisë do të shlyejë 79 milionë franga nga shuma e gjithëmbarshme e borxhit të saj
Qeveria e Zvicrës i ka rekomanduar parlamentit që të miratojë një mocion të komisionit për ekonomi, për ngritjen e “Përqindjes së solidaritetit” në të mirë të arkave të sigurimit të papunësisë.
Sipas këtij rekomandimi, një përqindje e tillë duhet t`u ndalet të gjithë personave që kanë të ardhura vjetore më të larta se 315.000 franga. Duke bërë këtë veprim, qeveria po përmbush një kërkesë të të majtës, të bërë gjatë revidimit të ligjit mbi sigurimin e papunësisë.
Partitë e majta (SP dhe Grüne) atëbotë kishin bërë vërejtjen se, nëse nuk detyrohen të paguajnë edhe shuma plotësues për sigurimin në fjalë, personat me të ardhura shumë të larta po favorizohen krahas të tjerëve.
Me fjalë tjera, ata po paguajnë kontribute që përpjesëtimisht janë më të vogla se ato që paguajmë njerëzit me paga të ulëta.
Nëse rekomandimi kalon, titullarëve të pagave mbi 315 mijë franga do t`u ndalet një për qind nga të ardhurat, në emër të kontributit për arkën e papunësisë.
Në këtë mënyrë, llogaritet se arka në fjalë do të shlyejë 79 milionë franga nga shuma e gjithëmbarshme e borxhit të saj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor