Shkurt.ch
Prognoza jo të mira për eksportet zvicerane
Siç bën të ditur Drejtoria Federale e Doganave, eksportet gjatë muajit gusht kanë rënë për 4 për qind
Sekretariati Shtetëror për Ekonomi SECO parasheh që vitin e ardhshëm ekonomia e Zvicrës të ketë një rritje dukshëm më të vogël se vitin që po lëmë pas. 0.9% do të rritet gjithsej bruto prodhimi vendor në Zvicër, sipas SECO-s.
Ky ngadalësim i rritjes vjen si pasojë e krizës së borxheve, shkruan der Bund. Ndërsa në hapësirën e Evropës kërcënon rreziku i shtuar për recesion.
Veç kësaj, frangu i fortë është edhe një problem plotësues, që i shkakton kokëçarje sidomos eksportit dhe turizmit zviceran.
Shifrat më të reja të tregtisë së jashtme të Zvicrës e vërtetojnë këtë trend. Siç bën të ditur Drejtoria Federale e Doganave, eksportet gjatë muajit gusht kanë rënë për 4 për qind.
Pothuajse të gjitha degët ekonomike kanë eksportuar më pak se më parë, përveç industrisë së orëve, e cila vazhdon të qëndrojë mirë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor