Shkurt.ch
Zvicër: Hiqet dorë nga ndjekja penale e racizmit!
Sommaruga ka thënë se përdorimi i simboleve raciste për qëllime propagandistike dënohet edhe në të drejtën aktuale
Zvicra nuk do të fusë ndonjë normë të re ndëshkuese për bartësit e simboleve raciste. Dhoma e kantoneve e parlamentit, pas asaj federale, ka votuar sot vendimin e Qeverisë për të hequr dorë nga një normë e tillë ndëshkuese.
Ajo e ka shlyer një mocion të ngritur në vitin 2004 i cili kërkonte nga qeveria që të përgatisë një normë për ndalimin e simboleve raciste, shkruian tages Anzeiger. Sipas mocionit duhej të parashiheshin masa ndëshkuese për përdorimin publik të simboleve që nxisin ose bëjnë thirrje për lëvizje ekstremiste dhunë dhe diskriminim në bazë race.
Qeveria kishte dhënë për shqyrtim në vitin 2009 një propozim për plotësimin e Ligjit penal, të cilin e kishin përkrahur në parim shumica e deputetëve por kishin bërë shumë vërejtje, të cilat sillnin shumë pikëpyetje në zbatueshmërinë e normës.
Për këtë arsye qeveria, në qershor 2010 kishte vendosur të hiqte dorë nga norma penale.
Ministrja e drejtësisë Sommaruga, megjithatë ka thënë se përdorimi i simboleve raciste për qëllime propagandistike është i dënueshëm edhe në të drejtën penale aktuale.
Por ekspertët e racizmit e kanë kritikuar këtë vendim. Edhe komisioni kundër racizmit ka shfaqur frikën se me këtë veprim Zvicra mund të bëhet një vatër ekstremizmit të djathtë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor