Shkurt.ch

“Të shpëtohet ari i Zvicrës”

SVP-UDC ka lansuar iniciativën popullore «Të shpëtohet ari i Zvicrës» me qëllim që rezervat e metalit të verdhë të shënohen në Kushtetutë

SVP-UDC lanson një iniciativë për arin e Bankës Nacionale Zvicerane (SNB-BNS).

Teksti në fjalë kërkon që më së paku 20% e aktivit së SNB-BNS të jetë në ari dhe që ky ari të magazinohet në Zvicër, njoftojnë agjencitë e lajmeve zvicerane.

Ky formacion politik ka para vetes një afat deri më 20 mars 2013 për të deponuar iniciativën e tij.