Shkurt.ch

Syzet e fëmijëve, i mbulon sigurimi

Sigurimi shëndetësor të detyrohet të paguaj sërish syzat dhe lentat për fëmijë dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare

Parlamenti i Zvicrës ka miratuar dje disa kërkesa për përmirësimin e situatës ekonomike dhe sociale të shtresave të ndryshme.

Mes tjerash, është miratuar kërkesa që sigurimi shëndetësor të detyrohet të paguaj sërish syzat dhe lentat për fëmijë dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare, shkruan neps.search.ch.

Parlamenti Nacional po ashtu ka miratuar edhe disa kërkesa që lidhen me lëvizjen e lirë të personave. Ai synon që të obligojë Qeverinë Federale (Këshillin Nacional) që të krijojë bazën ligjore për të sanksionuar më mirë dumpingun e pagave.

Një temë tjetër e debatuar në parlament ishte politika e energjetikës. Grupi parlamentar i FDP ka kërkuar që furnizimi me energji elektrike të realizohet pa subvencionime plotësuese, gjë që u miratua nga shumica në parlament.