Shkurt.ch

Mospajtime për aeroplanët luftarakë

Njëra palë kërkon blerjen e aeroplanëve me buxhet special, pala tjetër, përmes buxhetit të ushtrisë dhe e treta për shtyrje të blerjes

Në Parlamentin e Zvicrës mungon uniteti rreth mënyrës se si do të financohet blerja e aeroplanëve të rinj luftarakë. Kështu, komisioni për sigurinë politike i Dhomës së kantoneve ngul këmbë për një financim me burim të veçantë, për të cilin do të vendoste populli përmes votimit, shkruan drs.ch.

Nga ana tjetër Dhoma Federale e Parlamentit ka vendosur që aeroplanët e rinj të blihen përmes buxhetit ekzistues të ushtrisë, pa pasur nevojë të implikohet populli në këtë çështje. Kjo, për arsyen se organizimi i një votimi popullor për këtë do të nënkuptonte që të stërzgjatej koha për sigurimin e aeroplanëve.

Ndërkohë, Qeveria Federale e pati shtyrë për disa vite blerjen e aeroplanëve, për shkaqe financiare.