Fotolajmi

Me sëpatë sulmohen pasagjerët në një stacion treni

Së paku katër vetë u plagosën, sipas mediave gjermane, ndërsa policia arrestoi dy sulmuesit.

 

Katër persona kanë sulmuar sot me një sëpatë kalimtarët e rastit në stacionin e trenit në Düsseldorf, raporton Bildi gjerman.

Së paku katër vetë u plagosën, sipas mediave gjermane, ndërsa policia arrestoi dy sulmuesit me sëpatë. Disa media gjermane njoftojnë se  të paktën dy sulmues kanë ikur, por ky informacion nuk është konfirmuar.

Bild shkruan se një numër i policëve u vendosën rreth stacionit. Agjencitë botërore kanë raportuar se trafiku hekurudhor është i bllokuar dhe trenat nuk ndalojnë në stacionin kur ndodhi sulmi.

Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar se në Düsseldorf është duke u zhvilluar një aksion i madh policor me automjete dhe helikopterë. Nuk ka detaje për sulmuesit e dyshuar dhe motivet e sulmit, përcjell albinfo.ch.