Shkurt.ch
Zvicra shkollon tepër pak mjekë
22 për qind e gjithsej 7000 mjekëve që punojnë në Zvicër, kanë diplomë të marrë në një vend tjetër
Zvicra “prodhon” numër të pamjaftueshëm mjekësh, prandaj, mungesën e tyre ajo e plotëson me mjekë që vijnë nga jashtë. Këtë konstatim e ka bërë një raport i publikuar të premten në Bernë, nga Qeveria e Zvicrës.
Sipas këtij raporti, 22 për qind e gjithsej 7000 mjekëve që punojnë në Zvicër, kanë diplomë të marrë në një vend tjetër, shkruan swissinfo.ch.
Madje, nëpër spitale, pjesa e mjekëve të huaj mbërrin në 30 për qind, ndërsa në shërbimet ambulantore, 14%.
Sipas asaj që ministri i shëndetësisë Didier Burkhalter tha dje para medieve, për të plotësuar nevojat e veta me mjekë, Zvicra duhet të nxjerrë për çdo vit 1200 deri 1300 mjekë nga fakultetet e këtushme të mjekësisë. Kjo shifër është për 50 për qind më e madhe se kapacitetet e sotme të këtyre fakulteteve.
Së këndejmi, ministri ka thënë se është e nevojshme një rritje e kapaciteteve. Por duhen edhe masa tjera si shtimi i efikasitetit, koordinim më i mirë etj.
Megjithatë, për ministrin Burkhalter heqja e “Numerus Clausus” (kuota e lejuar e studentëve që regjistrojnë mjekësinë) nuk është opsion. Kjo, sipas tij, do të shkaktonte që më pak studentë të mbaronin me sukses studimet e mjekësisë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor