Shkurt.ch
Zvicër: Shfrytëzim rekord i hekurudhës
Marrë në tërësi, sipas Zyrës Federale për Statistikë, janë regjistruar gjithsej 446 milionë udhëtime me tren gjatë vitit të përmendur
Mjetet e transportit publik në Zvicër, po bëhen gjithnjë më të preferuara. Asnjëherë në historinë e tyre, trenat nuk kanë qenë më të frekuentuar se sa në vitin 2010. Përveç numrit rekord të pasagjerëve, rekord ka shënuar edhe numri i kilometrave të kaluara prej tyre.
Gjatë vitit 2010 çdo banor i Zvicrës ka shfrytëzuar mesatarisht gjashtë herë trenin. Marrë në tërësi, sipas Zyrës Federale për Statistikë, janë regjistruar gjithsej 446 milionë udhëtime me tren gjatë vitit të përmendur.
Krahasuar me vitin 2001, kur ishin regjistruar 300 milionë udhëtime është kjo një rritje prej 50 për qind. Në proporcion të njëjtë është edhe rritja e numrit të kilometrave të kaluara në trenat zviceranë.
Nëse në vitin 2001 pasagjerët kishin kaluar 13.3 miliardë kilometra nëpër hekurudhat e Zvicrës, në vitin 2010 ata kanë “shkelur” plot 19.2 miliardë kilometra.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor