Shkurt.ch
“Coop” tërheq gjithashtu mishin e pulës nga raftet e saj
Sikurse shitorja “Denner”, edhe “Coop” ka vendosur të tërheqë për momentin mishin e pulave të Gjermanisë (Wiesenhof). Ky vendim është marrë pasi që mediat kanë kritikuar dhe denoncuar shkelje të dispozitave ligjore për mbrojtjen e kafshëve.
Në një deklaratë të lëshuar të martën për mediat zvicerane, “Coop” tha se ishte “prekur shumë” nga raporti i fundit i transmetuar në kanalin gjerman ARD, i cili “dënon ashpër” të metat e lartpërmendura.
Që nga viti 2010 Wiesenhof ka bërë bujë në mediat gjermane. Programe dhe raporte të ndryshme kanë denoncuar abuzimin e shkaktuar mbi kafshët, dëmtimin e mjedisit dhe kushteve të punës së stafit.
Kërkesa tejkalon furnizimin zviceran
Nga ana e tij, Wiesenhof i ka siguruar “Coop”-it se do të ndërmarrë masa të menjëhershme. Nëse këto masa mbetën të pasuksesshme, ose nëse nuk plotësojnë kërkesat e “Coop”-it në lidhje me mbrojtjen e kafshëve, ajo mund t’i japë fund bashkëpunimit të saj me Wiesenhof, shkruan numri i dytë i tregtisë me pakicë.
Në përgjithësi, “Coop” mundohet të furnizohet kryesisht me mishin me origjinë zvicerane. Por kërkesa për mish të pulës tejkalon sasinë në dispozicion që ka Zvicra.
Ndërsa “Denneri”, lojtari i tretë në tregun zviceran, njofton se ka tërhequr këtë mish pule që nga e hëna.
Sa i përket “Migros”-it, ai ka pushuar tashmë blerjen nga Wiesenhof pas raportit të parë të dalë në janar 2010.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor