Fotolajmi

Makinat më të sigurta

Agjencia për analiza dhe hulumtime „J.D. Power“ ka publikuar rezultatet e hulumtimit për makinat më të sigurta në 3 vjetët e fundit në tregun amerikan. Kjo është bërë në bazë të numrit të problemeve të përjetuara nga pronarët e tyre në 12 muajt e fundit, transmeton albinfo.ch.

Rezulton se problemet më të zakonshme me këto makina janë lidhja me anë të “Bluetooth” dhe funksionimi i sistemit të navigimit. Janë marrë në pyetje një total prej 35,186 pronarë të 224 modeleve të ndryshme në dispozicion në tregun e SHBA-së.

Udhëheqës në renditjen për vitin 2016 është “Lexus” dhe “Porsche”, ku pronarët raportuan 110 kërkesa për funksionimin e sistemeve të ndryshme. Mesatarja për industrinë si një e tërë është 156. Në pozitën e tretë është “Toyota” me 123, e ndjekur nga “Buick” 126, Mercedes-Benz 131 dhe të tjerët. Më së keqi dalin veturat “Infiniti”, “Jeep” dhe “Fiat”. Udhëheqës në segmente të ndryshme është “Toyota”, e cila ka 6 vendet e para prej 18 klasave të makinave.