Shkurt.ch

Viza C për refugjatët, pas 10 vjetëve

Refugjatët ishin më të privilegjuar se të huajt tjerë, të cilët në Zvicër nuk kanë ardhur përmes kërkimit të azilit

Refugjatët me status të njohur të azilit, nuk do të duhej të marrin lejen e përhershme të qëndrimit (Vizën C) sikur deri më tash, pas pesë vitesh por vetëm pasi t`i kenë mbushur dhjetë vite qëndrim në Zvicër. Iniciativa e paraqitur me këtë përmbajtje, është pranuar dje me shumicë votash në Parlamentin Nacional të Zvicrës. Arsyetimi i iniciuesve ishte se refugjatët ishin më të privilegjuar se të huajt tjerë, të cilët në Zvicër nuk kanë ardhur përmes kërkimit të azilit. Nga ana tjetër, kundërshtarët e iniciativës kanë arsyetuar qëndrimin e tyre me faktin se refugjatët nuk bën të krahasohen me migrantët të cilët në Zvicër kanë ardhur në mënyrë vullnetare, prandaj duhet bërë dallimi. Sidoqoftë, pas shumicës së arritur në Dhomën Federale, pëlqimi duhet të merret ehde në Dhonën e vogël, të kantoneve.