Shkurt.ch
“Kosovarët shpëtojnë Zvicrën”
Kështu mban titullin njëra prej afisheve të publikuar në internet si kundërpërgjigje ndaj fushatës të SVP-UDC-së
Tre golat e shpëtimit të futbollistit kosovar Xherdan Shaqiri, të shënuara të martën mbrëma për kombëtaren e Zvicrës për kualifikim në “Euro 2012”, kanë nxitur UNIA-n të publikojë afishet me një titull më ndryshe: “Kosovari i sjell fat Zvicrës”, si kundërpërgjigje ndaj fushatës së SVP-UDC-së, e cila i kishte titulluar disa nga afishet për këtë fushatë zgjedhore: “Kosovarët presin në fyt zviceranët”.
“Kosovari me tre golat e tij të shënuara kundër Bullgarisë të martën mbrëma i “shpëton fytyrën” kombëtares së Zvicrës për kualifikim në “Euro 2012”.
Si Xherdan Shaqiri janë shumë futbollistë tjerë që luajnë për kombëtaren zvicerane, të cilët kanë lindur pa pasaporta zvicerane”, thuhet mes tjerash në afishet e UNIA-s.
Osman Osmani, sekretar sindikal në UNIA ka konfirmuar për Albinfo.ch se afishet në fjalë janë në kuadër të fushatës së filluar kundër armiqësisë ndaj të huajve «Pa ne s’ka Zvicër».
“Vitin e kaluar në kongresin e Unia-s në Lozanë është vendour që në vitin 2011 të startohet një fusthaë kudër armiqësisë ndaj të huajve. Sivjet në Zvicër mbahen zgjedhjet e parlamentit kombëtar, ku pritet që e djathta politike edhe më fuqishëm do të rrisë nxitjen e armiqësisë karshi të huajve, çka e vërteton edhe viti që lamë pas. Kësaj politike duhet dhënë fund”, theksoi Osman Osmani.
“Fushata e filluar zyrtarisht më 29 gusht dëshmon se pse migrantet dhe migrantët për Zvicrën janë të domosdoshëm”, bën të ditur Osmani. Sipas tij, me karta dhe broshura informative “Unia” dëshiron të informojë opinionin publik zviceran me fakte pjesërisht të befasishme se çka veprojnë migrantet dhe migrantët.
Krahas materialit të shtypur informativ po ashtu nëpërmjet faqes së internetit të fushatës është në dispozicion edhe një burim digjital informativ: Në faqen: www. ohne-uns-keine.ch mund të gjeni në mes tjerash filma, portrete, një short e shumëçka tjetër.
“Pa migrantet e migrantët Zvicra nuk do të ishte ajo që është. Janë punëtoret e punëtorët pa pasaportë zvicerane ata të cilët e ndërtojnë Zvicrën. Falë atyre mbetet hulumtimi zviceran inovativ. Në saje tmë igranteve dhe migrantëve mund të prodhohet çokollatë zvicerane. Pa ata Zvicra do të kishte mungesë të personelit në sektorin infermierisë dhe futbolli pa migrantet dhe migrantët dhe fëmijët e tyre do të ishte vetëm gjysmë atraktiv”.
Këto fakte do t’i përdor “UNIA” për të kundërshtuar fushatën kundër imigrimit masiv të SVP-UDC-së, me moton se: “Pa emigrantet dhe migrantët nuk ka Zvicër”!Po ashtu në UNIA paralajmërojnë se pos kartolinave dhe faqes së internetit do të prodhohet një flamurë me parullën “Pa ne – stop armiqësisë karshi të huajve”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor