Shkurt.ch
Riatdhesohet shqiptari pasi vuan dënimin
Në mars të vitit 2010 të riut shqiptar i ishte shqiptuar një dënim me heqje lirie për 40 muaj nga një gjykatë e Bernës
Është realizuar dje pa komplikime riatdhesimi në Shqipëri i një shtetasi shqiptar që kishte kryer dënimin për tregti me drogë në Zvicër.
Në mars të vitit 2010 të riut shqiptar i ishte shqiptuar një dënim me heqje lirie për 40 muaj nga një gjykatë e Bernës. Pas këtij dënimi, Enti për Migracion i kantonit të Bernës ia kishte hequr atij statusin e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (vizën C) dhe kishte vendosur ta kthente në vendin e prejardhjes.
Shqiptari nuk kishte ushtruar ankesë kundër këtij vendimi. Në këto rrethana, ai, menjëherë me të vuajtur dënimin mundi të riatdhesohej. Dëbimi i tij nga Zvicra, ka rrjedhur pa asnjë inicident, kanë bërë të ditur të mërkurën autoritetet e kantonit të Bernës.
Ndaj personit të dëbuar është marrë edhe një masë ndalese të udhëtimit në Zvicër për kohë të pacaktuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor