Shkurt.ch
Calmy-Rey konfirmon dorëheqjen
Dorëheqja e presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy Rey është konfirmuar në orët e pasdites
E paralajmëruar nga dita e djeshme në nivel spekulimesh, dorëheqja e presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy Rey është konfirmuar në orët e pasdites në një konferencë për medie të mbajtur nga vetë presidentja.Siç ka deklaruar ajo, ka vendosur që të mos rikandidohet për zgjedhjet në qeverinë federale më 14 dhjetor. Pra ajo ka paralajmëruar dorëheqjen e cila hyn në fuqi në fund të këtij viti. „Deri në atë kohë do ta kryej me elan punën time“, ka thënë Calmy-Rey.
Micheline Calmy Rey është në qeverinë federale të UZvicrës nga viti 2002. Gjatë gjithë kohës ka mbajtur postin e ministress ë jashtme, duke u bërë njëherësh femra e parë ministre e jashtme e Zvicrës. Gjatë mandateve të realizuara në qeveri, Calmy-Rey ka qenë dy herë në funnksionin e presidentes, të cilin e ushtron edhe aktualisht.Calmy-Rey është aktive në politikë që nga viti 1981. Fillimisht ka ushtruar funksione në qeverinë e qytetit dhe kantonit të Gjenevës.Pas dorëheqjes së saj, posti i ministress ë jashtme do të rezervohet për partinë socialdemokrate të cilës i takon Rey dhe për regjionin frankofon të Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor