Shkurt.ch

Frangu i fortë dhe moti me shi zvogëlojnë numrin e turistëve

Hotelet zvicerane kanë pasur gjatë korrikut 12% më pak mysafirë nga Gjermania, 11% nga Britania e Madhe dhe 7.6% më pak nga Italia

Frangu i fortë dhe moti i ligë që ka mbretëruar gjatë pjesës së parë të verës kanë bërë që dega e hotelerisë gjatë muajit korrik të ndahet me humbje. Janë regjistruar gjithsej 4.1 milionë bujtje, që është 3.5% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rënie veçanërisht të madhe ka pësuar numri i bujtjeve të turistëve nga vendet e Bashkimit Evropian, shkruan drs.ch.

Kështu, hotelet zvicerane kanë pasur gjatë korrikut 12% më pak mysafirë nga Gjermania, 11% nga Britania e Madhe dhe 7.6% më pak nga Italia. Vetëm numri i turistëve nga Rusia ka shënuar rritje.

Në të njëjtën kohë shtimi më i madh i bujtjeve është shënuar nga turistët kinezë, plot 61% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.