Shkurt.ch

Cyrih: Ndihma sociale edhe për personat me “F”

Sipas këtij lndryshimi të ligjit edhe azilkërkuesit me status të përkohshëm (F) mund të marrin ndihma sociale

Votuesit në kantonin e Cyrihut kanë votuar dje për ligjin e ri për ndihmat sociale. Sipas këtij ligji, edhe azilkërkuesit me status të përkohshëm (F) mund të marrin ndihma sociale. Deri më tash ata janë mbështetur vetëm nga organizata e azilit.

Pro këtij ndryshimi kanë votuar 60 për qind të pjesëmarrësve në votim, shkruan drs.ch. Ndërsa kundërpropozimi i SVP-UDC-së, që ishte për pengimin e këtij ndryshimi në ligj, është hedhur poshtë nga votuesit.

Ligji i ndryshuar për ndihmat sociale sjell edhe risi në lidhje me këmbimin e informatave sa u përket përfituesve të ndihmave në fjalë. Me të renë, informata lidhur me këta përfitues mund të japin edhe personat e tretë.

Për këto informata, ata nuk janë të detyruar të njoftojnë personat për të cilët informojnë.