CH-Ballkani
Berati ndër qytetet e mrekullueshme në Evropë
E përditshmja prestigjioze “The Telegraph”, ka bërë një paraqitje të 30 qyteteve të vogla më të mira në Evropë, në mesin e tyre edhe Berati i Shqipërisë
Qytetet e vogla të Evropës janë aq të bukura si qytetet e mëdha urbane. Në fakt, këto qytete gjithashtu janë të pasura me vende historike, si dhe kulturë të pasur, ku udhëtarët mund të kalojnë pushimet e tyre në të ardhme. E përditshmja prestigjioze “The Telegraph”, ka bërë një paraqitje të 30 qyteteve të vogla më të mira në Evropë, në mesin e tyre edhe Berati i Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
“Berati shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Osum dhe është pjesë e trashëgimisë botërore në UNESCO. Në kohën e mesjetës ka qenë qytet kufitar i Perandorisë bizantine, diçka që e dëshmon edhe kalaja” ka shkruar “The Telegraph”.
Ndër qytetet tjera që përmenden aty janë edhe Kikenny në Irlandë, disa qytete italiane, Conwy Wales, qyteti Leç në Austri, Hindeloopen në Norvegji, pastaj qytete nga Polonia, Zvicra etj.
Këto qytete të vjetra ende janë të mrekullueshme dhe janë vende të përsosura për të kaluar pushimet.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor