Fotolajmi

Pesë vendet e BE-së vazhdojnë kontrollin e brendshëm të kufijve

Këshilli Evropian sot e pranoi propozimin e Komisionit Evropian KE për vazhdimin e kontrollit të brendshëm të kufijve edhe për tre muaj në pesë vendet në zonën Shengen për shkak të krizës së emigracionit.

“Që nga 11 shkurti, kur kishte skaduar data e vendimit të mëparshëm, Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia duhet të vazhdojnë me kontrollin e kufijve edhe për tre muaj.”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Evropian, përcjell albinfo.ch.

Kontrollit i përkohshme në kufijtë e brendshëm në zonën Shengen ka filluar vjeshtën e  2015.