Shkurt.ch

Kundër abortit me para të sigurimit

Me këtë iniciativë, qarqet konservative të krishtera duan të sigurojnë që abortimet të mos paguhen më nga sigurimi obligativ shëndetësor

Iniciativa popullore kundër abortit me moton “Financimi i abortimit është çështje private” ka arritur të grumbullojë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, gjithsej 110.000 për të qenë valide, ka njoftuar zyra federale, kompetente për iniciativat.

Me këtë iniciativë, qarqet konservative të krishtera duan të sigurojnë që abortimet të mos paguhen më nga sigurimi obligativ shëndetësor, njoftojnë mediet zvicerane.

Iniciantët shpresojnë se në këtë mënyrë do të ketë më pak abortime se që ka tash. Iniciativa mbështetet nga anëtarë të SVP-UDC, nga partia Kristiane Popullore (CVP), ajo Evangjeliste Popullore (EVP) dhe EDU.

Ata mbrojnë qëndrimin se askush nuk mund të detyrohet të paguajë për abortimet që duan t`i bëjnë të tjerët.