Jeta në Zvicër

BE: Frena të detyruar për automjetet

Komisioni i BE-së synon ta bëjë realitet me të ashtuquajturën "përshtatje inteligjente të shpejtësisë" (ISA).

Së shpejti do të jetë e pamundur tejkalimi i shpejtësisë nga shoferët evropianë. Një plan i këtillë mund të bëhet realitet nga viti 2022. Automjetet e reja duhet të kenë  një të ashtuquajtur Tempomat inteligjent, kufizues të shpejtësisë (Speedlimiter).

Komisioni i BE-së synon ta bëjë realitet me të ashtuquajturin “përshtatja inteligjente e shpejtësisë” (ISA). Në mënyrë të veçantë bëhet fjalë për një tempo që tregon apo edhe parandalon shkeljet e shpejtësisë së lejuar në komunikacion.

Siç raporton Blick, ISA  me anë të sistemit navigacionit dikton shpejtësinë e lejuar të automjeteve në zona të caktuara.  Automjetet janë të pajisura edhe me kamera shtesë për të kapur shenjat e trafikut, që  të aplikojë ndryshime afatshkurtra të shpejtësisë.

BE-ja do të detyrojë prodhuesit e makinave për t’i pajisur automjetet e reja me pajisjet e tilla të navigimit. Nga viti 2022 të gjitha automjete e reja do të kenë frenat e detyruar. Kështu shkruan “Auto Bild”, përcjell  albinfo.ch.

Me ISA, numri i aksidenteve të trafikut në BE mund të reduktohet deri në 37% në krahasim me vitin 2010 (31,500 të vdekur)..