Shkurt.ch
“Kompromis”: tash “kosovari ther zviceranin” e jo kosovarët
SVP-UDC kishte pranuar të modifikonte titullin e pllakatit të saj, duke e kthyer atë nga shumësi "kosovarët" në njëjës "kosovari"
Nga “kosovarët therin zviceranin” e kanë bërë “kosovari ther zviceranin”. Ky është i gjithë “kompromisi” që ka pranuar ta bënte SVP-UDC kundrejt gazetave të cilat nuk kishin pranuar ta botonin reklamën e saj propaganduese për fushatën e iniciativës “Të ndërpritet imigracioni masiv”.
E ballafaquar me kundërshtimin e gazetave si “Südostschweiz” dhe “Aargauer Zeitung”, për të cilat titulli në shumës “kosovarët” ishte tepër përgjithësues dhe denigrues për një popullatë të tërë, SVP-UDC kishte pranuar të modifikonte titullin e reklamës-pllakatit të saj, duke e kthyer atë në njëjës “Kosovari”, shkruan 20minuten.ch.
“Megjithëse edhe varianti i parë ka qenë korrekt”, thonë në SVP-UDC, duke pranuar ndryshimin ata kanë vepruar “në mënyrë pragmatike”, për faktin se edhe ashtu thelbi i çështjes nuk ndryshonte.
Të rikujtojmë: në tekstin burimor që i është bashkëngjitur panosë për iniciativën “Të ndërpritet imiracioni masiv” shkruan: “Kosovarët therin zviceranin”. Në vazhdim thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e imigimit masiv e të pakontrolluar. Dhe, si ilustrim, përshkruhet rasti që ndodhi më 15 gusht në Interlaken.
Në gazetën “St.Galler Tagblatt” fillimisht ishte publikuar varianti i parë, për çfarë më vonë gazeta u ka kërkuar falje lexuesve se “syzheu që nxit urrejtje ka gjetur gabimisht, i pakontrolluar rrugën për në gazetë. Me të denigrohet në mënyrë paushalle një grup i tërë etnik”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor