Shkurt.ch

Moti, më butë se që pritej

Me gjithë përkeqësimin e motit, stuhi shumë të fuqishme megjithatë nuk pati në Zvicër

Për natën e mbrëmshme, meteorologët kishin parashikuar një mot me stuhi dhe shira të fuqishëm. Madje edhe institucionet e federatës, përmes apeleve dramatike i kishin tërhequr vërejtjen popullatës për kujdes. Por, me gjithë përkeqësimin e motit, stuhi shumë të fuqishme megjithatë nuk pati në Zvicër, bën të ditur drs.ch.

Sipas MeteoSchweiz, në regjionet perëndim dhe veriperëndim të Zvicrës megjithatë ka pasur disa stuhi të forta. Po ashtu në disa vende ka pasur ehdhe breshër. Ndërsa SBB (Hekurudha) ka njoftuar se si pasojë e motit të keq ka pasur disa pengesa në komunikacionin hekurudhor.

Organet federale përmes radios dhe televizionit, fillimisht kishin ngritur një alarm të shkallës 4 (shkalla e dytë më e lartë) të rrezikut nga moti i ligë.