Shkurt.ch

Në Zvicër, deri 3 fish më shtrenjtë se në BE!

Fondacioni për mbrojtjen e konsumatorit kërkon nga ndërmarrjet zvicerane që të ulin çmimet për së paku 20 për qind.

Fondacioni për mbrojtjen e konsumatorit ka konstatuar në një vlerësim të bërë se shumë mallra që gjenden në tregun zviceran janë dukshëm më shtrenjtë se mallrat e njëjta në vendet e Bashkimit Evropian.

Mallrat si veshmbathje të ndryshme, artikuj sportivë dhe elektronikë në disa raste në Zvicër kushtojnë madje deri në trefish më shumë se në vendet fqinje.

Mbrojtësit e konsumatorit dallimin më të madh në çmime e kanë konstatuar te këpucët. Por edhe revistat, për shembull në Gjermani kushtojnë përgjysmë më pak se në Zvicër.

Nisur nga kjo gjendje fondacioni për mbrojtjen e konsumatorit kërkon nga ndërmarrjet zvicerane që të ulin çmimet për së paku 20 për qind.