Albinfo.tv

Miss Universe 2017 vjen nga Franca

Iris Mittenaere kurorëzohet me titullin e vajzës më të bukur në botë.

24-vjeçarja nga qyteti verior francez Lille ka fituar në një garë në mesin e 85 konkurrenteve në Manila të Filipineve.

“Miss Franca” pason gjermano-filipinen Pia Wurtzbach, përcjell albinfo.ch.

“Miss Haiti”, Raquel Pelissier (25) dhe “Miss Kolumbia”, Andrea Tovar (23), vijnë në vendin e dytë dhe të tretë.

Kandidatja zvicerane, 23-vjeçarja Dijana Cvijetiç nga Gossau (SP), nuk arriti të kalojë në finale.

Konkursi i bukurisë Miss Univers tashmë është mbajtur për herë të 65-të.