Shkurt.ch

Leuthard i quan “talibanë” autoritetet lokale gjermane

Vetëm pak ditë pas deklaratës në fjalë, Leuthard, përmes një letre, u ka kërkuar falje autoriteteve të Waldshut-it

Ministrja federale për energji, Doris Leuthard ka quajtur “talibanë” autoritetet e qytetit gjerman në zonën kufitare me Zvicrën, Waldshut.

Kështu i ka emërtuar ata në shenjë revolte për mosveprimin e tyre në kontestin e zhurmës së aeroplanëve që po vazhdon prej vitesh në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë. Këto dy shtete nuk po munden të merren vesh për gjatësinë e fluturimit në territorin e njëri tjetrit të aeroplanëve të aeroporteve që gjenden në afërsi të kufirit të përbashkët.

Secili shtet synon që zhurma e aeroplanëve që aterrojnë apo që ngriten, të dëgjohet sa më pak në territorin e tij.

Vetëm pak ditë pas deklaratës në fjalë, Leuthard, përmes një letre, u ka kërkuar falje autoriteteve të Waldshut-it, për etiketimin e përmendur. Por, edhe kësaj here ajo ka theksuar se Gjermania jugore duhet të lëvizë nga vendi sa i përket kontestit të zhurmës së aeroplanëve.

Sipas një raportimi të radio 1, autoritetet nga Waldshuti e kanë pranuar kërkiminm e faljes nga Doris Leuthard.