Shkurt.ch
Vinjeta mbetet 40 franga, dyfishohen dënimet
Çmimi vinjetës së autostradës për vitin 2012, do të mbetet 40 franga zvicerane
Çmimi vinjetës së autostradës për vitin 2012, do të mbetet 40 franga zvicerane ndërsa kushdo që kapet pa të duhet të paguaj dënimin 200 franga, në vend të 100 sa ishte më herët.
Për shfrytëzimin e autostradave në Zvicër, automjetet duhet të kenë të ngjitur vinjetën që kushton 40 franga.
Një çmim i tillë do të mbetet tani për tani i aplikueshëm në Zvicër.
Më 1 dhjetor do të hyjnë në fuqi ligji i ri për taksat rrugore. Me ndryshimet e ligjit parashihet që vinjeta të mbetet sërish 40 franga por do të shtohen dënimet për keqpërdoruesit nga 100 në 200 franga, ka bërë të ditur të mërkurën Këshilli Ferderal i Zvicrës.
Me këto ndryshime parashihet që të ketë kontrolle plotësuese në kufijtë e Zvicrës, ndërsa për keqpërdoruesit do të aplikohen dënime.
Ligji për taksat rrugore (NSAGs) ishte miratuar në Parlament në mars të 2010.
Një ndryshim tjetër është i pashmangshëm. Deri në korrik qeveria kishte rishikuar ligjin për taksat rrugore (NSAGs) duke shqyrtuar mundësinë e rritje së çmimet të vinjetës në 100 franga zvicerane. Një opsion i tillë mbetet për vitin 2013.
Vinjeta e autostradës është vjetore dhe ka hyrë në fuqi që nga viti 1985. Në vitin 1995 ajo ka pësuar rritje të çmimit, duke kaluar nga 30 në 40 franga zvicerane për vit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor