Shkurt.ch

Të rinjtë jo zviceranë, të dëmtuar në tregun e punës

Të rinjtë pa pasaportë zvicerane po marrin shumë më shumë refuzime në aplikimet e tyre për punë ose për zanat

Një studim i gjerë, i realizuar me të rinjtë zviceranë dhe të huaj që jetojnë në Zvicër me temën “hyrja në botën e profesionit” ka konstatuar se puna nuk është prioriteti i parë për të rinjtë e këtushëm.

Në radhë të parë të agjendës për ta është familja, pastaj miqtë dhe vetëm pas tyre vjen profesioni.

Studimi ka ardhur po ashtu në përfundimin se të rinjtë me prejardhje të huaj kanë pozitë më të vështirë në tregun e punës krahasuar me moshatarët e tyre vendës.

Kjo ka të bëjë edhe me cilësinë e arsimimit të tyre. Kështu, përderisa 10.9% të zviceranëve dhe 11.9% të zviceraneve e kanë ndërprerë shkollimin, te të huajt kjo shkallë është 19.7% për meshkujt dhe 14.3% për femrat.

Të rinjtë pa pasaportë zvicerane po ashtu marrin shumë më shumë refuzime në aplikimet e tyre për punë ose për zanat, shkruan portali i teleevizionit publik zvuiceran sf1.

Numri prej 20 deri 100 aplikime për ta është shifër normale. Ndërsa vetëm 20% e moshatarëve të tyre zviceranë kanë probleme të ngjashme.

Po kështu, studimi konstaton se një e treta e zviceranëve fitojnë një vend për të bërë zanatin pa aplikuar ose vetëm me një aplikim. Ndërsa ndryshe paraqitet gjendja te të rinjtë me prejardhje të huaj. Çdo i pesti djalë dhe çdo e gjasjhta vajzë e kësaj kategorie shoqërore ka fat të tillë.

Stuudimi është realizuar me 47000 meshkuj të rinj zviceranë, 1660 vajza zvicerane, 165 të rinj dhe 130 të reja me prejardhje të huaj