Shkurt.ch

Ari shënon rekord në rritje

Aktualisht, thuhet se investitorët po gjejnë strehë të sigurt në ari. Pothuajse çdo ditë çmimi i arit po rritet

Koha e artë. Sa më shumë që po rritet pasiguria në tregjet botërore, aq më shumë po shtohen kërkesat për siguri.

Aktualisht, thuhet se investitorët po gjejnë strehë të sigurt në ari. Pothuajse çdo ditë çmimi i arit po rritet.

1 kilogram ari do të kushton deri 50 mijë franga. Sot një kilogram ari kishte kushtuar më shumë se kurrë më parë. 1 kilogram ari sot kishte vlerën e 47 981 mijë frangave. Tregtarët e arit thonë se kjo gjendje nuk do të ndryshoj.

“Unë pres që çmimi i arit për 1 kilogram të arrijë deri 50 mijë franga”, ka thënë Urs Kugler nga shoqata e tregtarëve të arit ZKB.

Kjo, ndodh sipas Kugler ngase tregjet e aksioneve dhe ato monetare vazhdimisht po dobësohen për shkak të krizës me borxhet.