Shkurt.ch

Liria e lëvizjes së personave nuk tremb popullsinë zvicerane

Shumica e popullsisë zvicerane nuk ka frikë nga imigracioni i shkaktuar nga lëvizja e lirë të personave, tregon një studim i lëshuar të dielën nga “SonntagsBlick”. Opinionet sa i përket  përqindjes së të huajve në Zvicër, megjithatë, janë të ndara.

Gjysma (48%) e të anketuarve vlerësojnë se  22,1%  të huaj është një numër “i mirë”. Gati aq janë edhe ata që konsiderojnë se ky numër ose është “shumë i lartë” (34%,) ose  “tepër i lartë” (34%). Ndërsa, të rinjtë dhe zviceranët frankofonë  tregohen më të hapur për të huajt.  

Një shumicë, 59% nuk tregohet e shqetësuar për emigrimin e krahut të punës evropiane lidhur me lëvizjen e lirë të personave. Kurse 40% janë “deri diku” ose edhe “shumë” të shqetësuar. Kjo përqindje përfaqëson në veçanti personat në moshë  54 vjet e sipër, si dhe ato me nivel të arsimimit të nivelit të ulët.