Shkurt.ch

Gjenevë: Përleshje me armë para një diskoteke

Të shtënat u dëgjuan para një diskoteke të Gjenevës ( Ibiza Club, Boulevard du Pont-d’Arve) gjatë natës së mërkurës dhe të enjtes. E njoftuar pak para orës 4:30 të mëngjesit, policia ka siguruar shumë shpejt zonën përkatëse.

Fatmirësisht, nga kjo përleshje askush nuk është lënduar. Sipas mediave zvicerane, të shtënat kanë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje midis dy klientëve të diskotekës. Thuhet që klientët  kanë dalë nga diskoteka për t’u sqaruar jashtë lokalit. Hetimi tani më është në duart e Brigadës kriminele. Ndërsa të gjithë dëshmitarët kanë dhënë deklaratat e tyre. 

Ky incident ndodhi derisa prej disa ditësh mediat cilësuan Gjenevën si një qytet të pasigurt  dhe e përditshmja « Le matin » e krahason atë me Brunxin e SHBA-së.