Shkurt.ch
Një turke në spotin e SVP-së
SVP-ja ka bërë një përjashtim me modelen turke të natyralizuar
Në spotin më të ri komercial të SVP-së për tërheqjen e më shumë votuesve në zgjedhje, kundërshtari më i madh i emigracionit ka angazhuar një modele me një sfond të migrimit.
Në pyetjen nëse janë të gjitha zvicerane, në SVP janë përgjigjur se aktorët të gjitha kishin një pasaportë zvicerane. Por a është e mjaftueshme gjithmonë kjo për SVP-në.
Për shembull në SVP-në e Luzern-it gjatë muajit janar është thënë se informacionet për statistikat e krimit mund të kenë një sfond të migrimit.
Në atë kohë, Piu Müller i SVP-së kishte thënë se është fyerje nëse thuhet se një zviceran kishte kryer këtë apo atë krim, dhe së fundi rezulton se ishin të natyralizuar”.
Të njëjtit qëndrim e kishte edhe Barbara Steimen nga SVP-ja e kantonit të Cyrihit.
Ajo bëri thirrje për një lëvizje për dallimin e statistikave në mes zviceranëve të natyralizuar me banorët tjerë zviceran.
Në vitin 2007, SVP-ja e Kantonit të Cyrihit kishte bërë thirrje autoriteteve policore dhe atyre të burgut se duhet të ketë dallim në mes të “huajve të natyralizuar” dhe zviceranëve.
Modelistja me bikini të bardha dhe me flokë të zeza në spotin e SVP-së sipas hulumtimeve të 20min nuk është zvicerane por është turke 31-vjeçare që ka shtetësi zvicerane apo një e “huaj e natyralizuar”, siç thonë në SVP.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor