Shkurt.ch
Policia liron njërin prej sulmuesve të politikanit zviceran
Zvicerani i prerë në fyt nga kosovarët përshkruan ngjarjen, ku ai ishte viktimë e një aktit të tmerrshëm
Disa ditë pas incidentin të së hënës, në Interlaken të Bernit, kur dy kosovarë kishin sulmuar me thikë mundësin përkatësisht politikanin zviceran nga Partia SVP, Karl Zingrich, policia ka vendosur ta liroj njërin prej dy vëllezërve të dyshuar.
Policia ka thënë se ai nuk kishte lënduar fizikisht viktimën. Njëri prej vëllezërve më të rinj 31-vjeçar, i cili kishte sulmuar me thikë në fyt zviceranin mbetet ende në arrest.
Pas sulmit të së hënës, policia po zhvillon hetimet ndërsa motivet mbeten ende të paqarta.
Politikani zviceran Karl Zingrich (45) po shërohet në spital, ndërkohë në një intervistë të dhënë nga spitali për Blick-un, përshkruan ngjarjen , ku ai ishte viktimë e një aktit të tmerrshëm.
“Pas punës unë vendosa të pi një birrë së bashku me një shok timin. 20 minuta më vonë erdhën këta të dy dhe më provokuan, ku njëri nga ta më godiste në kraharor me grushte”, ka thënë Zingrich.
“Papritmas, vetëm ndjeva nxehtësinë dhe pash rrjedhën e gjakut nga qafa ime! Në këtë çast u përpoqa të godas personin i cili më shkaktoi këtë plagë, mirëpo nuk munda, ngase ai më kishte goditur për herën e dytë dhe më kishte prerë në dorë”, ka rrëfyer politikani zviceran ngjarjen e cila tronditi opinionin e këtushëm.
“Ata u larguan ndërsa unë mendova vetëm si te arrijë deri në spital. Falënderoj mikun tim Roland Gehrig i cili menjëherë më vendosi në veturën e tij dhe më dërgoj në spital”, është shprehur ai.
Në lidhje me këtë ngjarje, ka folur edhe babai i dy vëllezërve të arrestuar, Rrahman R (70). Ai ka deklaruar se fajin për tërë këtë që ka ndodhur e ka alkooli.
“Ah, ai jeton ende! Kjo është mirë. Paskemi pasur fat, që ai nuk ka vdekur”, citohet të ketë thënë Rahman. R.
“Alkooli është fajtor”, ka thënë ai. “Kur ata janë të dehur, nuk kontrollojnë veten e vet. Të dytë ishin dërguar në spital të dehur. Të gjitha problemet fillojnë nga alkooli”, ka deklaruar babai i dy kosovarëve.
Zvicerani dyshohet se është sulmuar nga njëri prej dy shqiptarëve të Kosovës, të cilët sipas policisë zvicerane, janë vëllezërit Jeton R (33) dhe Rasim R (31).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor